Gazetari Elkier Bushkolaj ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth megaoperacionit të SPAK ku u arrestuan 5 persona. SPAK realizoi kontrolle edhe në një banesë të të zhdukurit Ervis Martinaj. I pyetur se përse po kërkohet një person që mendohet i vdekur, Bushkolaj u përgjigj se zyrtarisht Martinaj është i zhdukur, ndërsa këto kontrolle janë procedura rutinë.
“Ervis Martinaj zyrtarisht është një person i zhdukur, nuk mund të themi është i vdekur apo i gjallë. Këto janë procedura rutinë. Nga informacione që kemi nuk ka pasur asnjë rezultat nga kontrolli në banesë që mund t’i shërbente hetimeve, por në ditët në vijim do kemi më shumë informacion”,-tha Elkier Bushkolaj.