“Ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin”, zbardhet

Jil
Jil
1 Min Read

Pas disa orësh në arrati, Klered Bozhanaj është arrestuar nga efektivët e ‘Shqiponjave’ ditën e sotme.

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeccarit në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i saj, i cili akuzohet se plagosi një efektiv të Shqiponjave.

Sipas deklarueses, burri i saj i kishte dhënë disa lekë djalit të tyre për të blerë fara, dhe se po e priste jashtë banese dhe pas kontrolleve të ushtrua nga disa policë, burri i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë. Ajo tha mes të tjerash se në lagje kishte dëgjuar zhurma, pa dhënë detaje s për çfarë zhurmash bëhet fjalë.

Gruaja pa dhënë shumë detaje ka sqaruar se kishte nisur kërkimet në lagje bashkë me vjehrrin e saj për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari. Ajo sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi ai nuk dispononte telefon.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *