Zbardhet letra e babait që vrau veten pas abuzimit të vajzës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shënimi i lënë nga babai i 14 vjeçares së abuzuar seksualisht në Greqi para se të vetëvritej është tronditës dhe i trishtë.

Sipas mediave greke, babai i të miturës, ditën e ngjarjes së rëndë, ka pasur me vete një foto të familjes së tij dhe ka lënë një shënim ku dyshohet se ka shkruar se kishte mësuar atë që kishte ndodhur me të bijën dhe nuk mund ta përballonte.

Siç u zbulua pak ditë pas vetëvrasjes, vajza e tij kishte qenë viktimë e përdhunimit dhe abuzimit seksual. Tmerri që po jetonte vajza u bë i ditur nga një letër anonime në organizatën greke “Buzëqeshja e Fëmijës”.

Sipas një njoftimi nga kjo organizatë, letra që rrëfente për abuzimet me të miturën ka mbërritur në verën e vitit 2023 nga një person që ka dashur të mbetet anonim. Letra i referohej shfrytëzimit dhe abuzimit të vazhdueshëm seksual të një të të miturës nga zona brendësi të Rethymnon, ku dyshohet se ishin përfshirë burra të rritur, të huaj dhe vendas.

Më pas janë vënë në dijeni autoritetet e zonës dhe ka vijuar hetimi policor, i cili zbuloi se në abuzimin e të miturës ishin përfshirë të paktën 12 persona.

Veçanërisht, nga ekzaminimi i të miturës, në prani të një psikologu fëmijësh, u konstatua se ajo ishte dhunuar nga të paktën një prej 12 të përfshirëve dhe se pjesa tjetër kryente akte seksuale.

Në kontrollin e kryer në fund të muajit janar në shtëpinë e autorit që dyshohet se ka abuzuar vajzën, janë gjetur dhe konfiskuar dy celularë dhe një gëzhojë pistolete.

Scroll to Top