Zbardhja e 6 vrasjeve nga pjesëtari i grupit kriminal të Laert

Jil
Jil
1 Min Read

Nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme pas bashkëpunimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit kanë dalë detaje në lidhje me 6 vrasje.

Nga rrëfimi i Tafanit u shkatërrua grupi i vrasësve me pagesë të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Nga zbardhja e 6 vrasjeve mësohet se është edhe e ajo e Albi Bashaliut i cili u vra dy vite më parë në Peqin. Ndërsa dyshohet se në lidhje me vrasjen ka gisht grupi i Haxhiut.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjoçaj më 27 Dhjetor të vitit 2021 dhe 35-vjeçari u vra pasi u zbrit nga autorët nga makina me të cilën po udhëtonte.

Në tentativë për t’u larguar, makina e tyre nuk është ndezur dhe autorët janë larguar me automjetin e viktimës. Për të fshehur gjurmët, ata i vunë flakën makinës së tyre, e cila rezultonte të jetë e vjedhur në Tiranë.about:blank

Pas vrasjes me armë zjarri, Bashaliu u gjet në rrugë i pajetë. Krimi dyshohet të ketë pasur motive gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, vrau në 8 qershor të 2021-it, 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *