JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbulohet biznesi i vajzës së përfshirë në video-skandalin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të tjera detaje kanë dalë pas skandalit seksual të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, i cili u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie brenda zyrës.

Mësohet se SPAK po heton edhe aktivitetin e biznesit të gruas që shfaqet në video-skandal.

Bëhet me dije se nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas News24 gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompani me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.

Ndërkohë SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në Bashkinë e Kukësit, gjatë kohës që institucioni është drejtuar nga Safet Gjici për të parë nëse gruaja në fjalë ka marrë ndonjë tender apo projekt në emër të kompanisë së saj apo personave të tretë.

Kjo gjë nënkupton se Gjici po hetohet edhe për ‘shpërdorim detyre’ dhe dyshohet se po hetohen edhe kontratat e fituesve të tenderave me kompanitë nënkontraktore.

Kujtojmë se Gjici pas skandalit seksual dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Scroll to Top