JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbulohet ç’tha dhëndri i Berishës para gjykatës: Pronën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kanë dalë detaje nga seanca e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen ndaj Jamarbër Malltezit. Në dëshminë e tij para trupit gjykues ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg, dhëndri i Sali Berishës tha se të gjitha procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani kanë nisur në vitin 2000 nga qeveria e Fatos Nanos ndërsa kthimin nga terren sportiv në truall ndërtimi e bëri Edi Rama.

“Nuk e dija që isha unë armiku. SPAK ka marrë fotokopje çfarë ka thënë Taulant Balla. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Inventarizini është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qenë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi.

Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere KF Partizani. Vetë ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi KF Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam pasur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi”, – mësohet të ketë thënë Malltezi përpara gjykatës së Posaçme.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ai la në burg nga gjykata në seancën e kësaj të hëne.

Scroll to Top