Ermiona Lekbello është një nga personazhet VIP të rikthyera shqiptare. Ajo mori pjesë në Big Brother VIP 2 ku me karakterin e saj mjaft sponatan dhe popullor mori një përkrahje në masë nga publiku.
E bija është padyshim pika e saj e dobët dhe këtë Ermiona e tregonte në çdo moment.
Së fundmi Eriona ka zbuluar se vajza e saj Elisa është diplomuar në Milano dhe është mjaft krenare për to.
Por në albumin e fotove të Elisës gjatë diplomimit gjendet edhe një tjetër lajm i bukur si dashuria. Elisa ka publikuar edhe partnerin e saj.
Kujtojmë se Ermiona Lekbello dhe babai i Elisës janë ndarë prej vitesh dhe siç ka treguar vetë këngëtarja kontaktet me të nuk janë të shpeshta, si nga Ermiona ashu edhe nga e bija.