Zbulohet lidhja e Kristian dhe Drilona Boçit me Besin dhe Xhensilën

Editor
2 Min Read

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre

Por cila ka qenë lidhja e çiftit Kristian-Drilona me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj?

Para disa vitesh Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj. Nuk mungonin makinat luksoze, jahtet, udhëtimet nëpër botë, darkat dhe festat së bashku mes dy çifteve, të cilët morën vëmendjen e të gjithëve me miqësinë e tyre të ngushtë. Drilona dhe Kristjani kanë qenë edhe personat që janë marrë më së shumti me organizimin e dasmës së Xhensilës dhe Besit, madje dhe djali i tyre ka marrë pjesë në videoklipe të këngëve të Bes Kallakut.

E nuk zgjati shumë, nga ku kjo miqësi e zjarrtë të kthehej në hi në vitin 2018, ku në një moment çiftet u distancuan me njëra-tjetrën, duke kaluar befas në luftë të ftohtë. Pas heqjes nga rrjetet sociale dhe fshirjes së fotove, mes tyre filluan ‘thumbimet’ në Instagram sidomos mes Drilonës dhe Xhensilës.

Shkaku i prishjes së miqësisë së tyre është aluduar shumë, pasi shumë thashetheme qarkulluan rreth një zënke madje përplasje fizike mes Drilonës dhe Xhensilës, shkak i cili aludohet të jetë dyshimi për një lidhje të fshehtë mes Xhensilës dhe Kristianit, gjë e cila ende mbetet e pavërtetuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *