Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja të cilët janë partnerë në jetë dhe në punë prej disa vitesh tashmë, për pak ditë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
E së fundmi të tjera detaje janë mësuar nga dasma e shumëpritur e çiftit. Ata kanë zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë.
Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.
“Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë.
Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”- tregoi gazetari.
Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e të ftuarve e normalisht që të pranishëm do të jenë familjarët dhe miqtë e tyre.