Zgjedhjet e 14 majit/ Analisti flet për situatën politike në vend: Ja lidhja mes Ramës dhe Nanos

Jil
Jil
2 Min Read

Analisti Genc Burimi foli në lidhje me situatën politike në vend, duke thënë se kryeministrit Edi Rama po i ndodh e njëjta gjë që i ndodhi Fatos Nanos disa vite më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania , ai tha se para disa vitesh Nano mendoi se Sali Berisha nuk do të vijë kurrë në pushtet por që ndodhi e kundërta.

Sipas tij të njëjtin gabim po bën dhe kreu i qeverisë aktuale.

“Denoncimi i parë i motrave Haklaj ka ndodhur para dy vitesh. Shpallja e Berishës “Non Grata” në maj të 2021, të gjithë  viktimave reale apo  të supozuara u jepet një lloj shprese se do të ketë drejtësi. Ramas po i ndodh i njëjta gjë që i ndodhi Nanos. Kush e mendonte se Berisha do  të kthehej sërish në pushtet. Nëse bëjmë një lloj ngjashmërie të militantëve të Berishës në Janar t vitit të kaluar, për rimarjen e PD-së, mund të gjejmë të njëjtin Berishë në fillim të viteve 2000 që me arkivolin e Hajdarit. Nano mendoi se Berisha nuk do të vij në pushtet, dhe të njëjtin gabim po bën dhe Rama sot”- tha ai.

Më të lexuarat

Kishin fshehur kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e…

Finalja e “BBVA” do të mbahet në stadium? Luiz Ejlli nxjerr zbuluar skenaret…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *