JiL.al - Jeto i Lumtur

DW: Zgjerohen hetimet për korrupsion në nivel të lartë në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SPAK-u zgjeron  hetimet për korrupsion në nivel të lartë ndaj ish-ministrit socialist të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për shpërdorim detyre dhe favorizime korruptive për kompani koncesionare.about:blank

Byroja Kombëtare e Hetimeve (BKH) dhe Policia e Shtetit kontrolluan të premten (29.12) me urdhër të Strukturës së Posa?me Anti-Korrupsion (SPAK), banesën e ish-ministrit socialist të Shëndetësisë, Ilir Beqja, si edhe një rrjet farmacish në Tiranë, nën dyshimin për lidhje klienteliste të tij me këtë rrjet.

Kontrolli i banesës është pjesë e hetimit të pasurisë së ish-ministrit Beqja dhe dyshimeve për lidhje me kompaninë farmaceutike ”Delta Pharma” për ta fshehur atë.

Pritshmëritë e SPAK nga ky kontroll janë marrja e të dhënave, e provave dhe e dokumenteve që mund të provojnë ose jo bashkëpunimin klientelist të ish-ministrit të Shëndetësisë me rrjete farmaceutike në Tiranë.

Ish-ministri Beqja e pohoi kontrollin në banesën e tij, por mohoi të ketë pasur marrëdhënie financiare klienteliste me rrjete farmaceutike. Ai mohoi gjithashtu që të ketë fshehur pasuritë e tij me anë të lidhjeve me kompanitë armaceutike “Delta Pharma”.

Scroll to Top