Zgjerohet’ “Tempulli”/ Bie në pranga 33-vjeçari në Fier

Editor
2 Min Read

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi gjatë nnë kontrolli i janë gjetur disa doza kokaine gati për shitje.about:blank

Njoftimi i policisë:

Fier/Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në qytetin e Patosit, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike për ndarjen e saj në doza dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte 33-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.about:blank

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. O., 33 vjeç, banues në Ballsh.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *