
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë mbi të gjitha na ndihmojnë të përmirësohemi. Por le të mësojmë të njohim dhe tejkalojmë shqetësimet tona me këtë test të thjeshtë.
Këto frikëra bëhen gurë të mëdhenj të pakapërcyeshëm me kalimin e kohës dhe psikika jonë nga frika e regjistrimit të një dështimi ndalet, dhe është kjo frikë e humbjes që na e trazon qetësinë tonë.
Nga tre figurat, cila paraqet më së miri vështirësinë që po përjetoni tani?
Figura nr. 1
Psikika brendëson masën e madhe që ka ngecur midis shkëmbit: PASIGURI
Imazhi i parë tregon pavendosmëri dhe pasiguri, duket se është aty në mes të një rruge me dy dalje dhe e pavendosur përjetësisht nëse do të vazhdojë në të djathtë ose në të majtë.
Kjo zgjedhje shfaq mungesë të vetëbesimit dhe për rrjedhojë një paaftësi për të përballuar vendime të menjëhershme dhe të paparashikuara.
Ju duhet të rrisni besimin tek vetja juaj, por nëse keni arritur qëllime në jetë, do të thotë që diçka ia vlen, prandaj pse të mos jeni edhe më të sigurt për veten tuaj dhe të kapërceni pavendosmërinë?
Figura nr. 2
Psikika brendëson paralelizmin e dy shkëmbinjve: PERFEKSIONIZEM
Keni zgjedhur këtë imazh të dytë? Do të thotë që vazhdimisht jeni në kërkim të perfeksionizmit.
Kujdes sepse kjo kërkesë e tepruar për përsosmëri mund të krijojë një pengesë të pakapërcyeshme për përmbushjen e projekteve tuaja.
Kjo figurë tregon që ju gjithmonë jepni më të mirën tuaj në gjithçka që bëni … Në fjalorin tuaj termi “gabim” nuk ekziston.
Edhe në këtë rast, teprimi nuk është gjithmonë i mirë, prandaj përpiquni të matni saktë kërkimin tuaj për përsosmëri dhe të jeni më tolerantë ndaj vetvetes.
Figura nr. 3
Psikika brendëson akumulimin e rrjedhave të malit: ANKTH
Imazhi i tretë tregon shqetësimin tuaj të tepruar … edhe për gjërat më banale, jeni vazhdimisht të tensionuar dhe të shqetësuar se mos bëni gabime, keni dyshime për njerëzit që i frekuentoni. Fatkeqësisht, këto frikëra të vazhdueshme ju bëjnë të ndjeheni të pafuqishëm, deri në atë pikë sa të bëjnë të humbni besimin në aftësitë tuaja.
Por ne duhet të mësojmë të njohim dhe kontrollojmë kufirin tonë, përndryshe rrezikojmë të thithemi në gjendje ankthi që do të rritnin pasigurinë tonë.
Mos harroni se nëse ankthi dominon psikikën tuaj, rrezikoni të jetoni në një gjendje të vazhdueshme frike dhe për këtë arsye do të humbni kontrollin mbi realitetin.