Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në internet ekzistojnë shumë kuize që mund të na bëjnë të kuptojmë më shumë për veten apo të na përcjellin mesazhe të ndryshme. Për t’u njihur me mesazhin tuaj mjafton të zgjidhni një nga letrat më poshtë.
Letra nr. 1
Ky mesazh hyn në jetën tënde për të të thënë se mrekullitë do ndodhin shumë shpejt. Me shumë mundësi, tani ke një sërë pyetjesh në kokë: çfarë të bësh, cilin vendim të marrësh, ku të shkosh, etj. Edhe pse në disa raste humbet durimin (edhe besimin dhe qetësinë), është e rëndësishme të kuptosh se një ditë, shumë shpejt, gjithçka do ketë kuptim. Gjithçka që duhet të ndodhë, do vijë natyrshëm dhe në momentin e duhur. Çdo situatë që të bën të krijosh eksperiencë, e ka një domethënie. Për këtë arsye, tregohu i durueshëm, mbushu me optimizëm, puno çdo ditë me dashuri dhe vazhdo të takosh ëndrrat e tua. Shumë shpejt do shohësh se si provat e mëdha aktuale do bëhen gëzimet më të mëdha nesër. Vendosmëria jote do të shpërblehet atëherë kur do kesh më shumë nevojë!
Letra nr.2
Bota që ke ëndërruar aq shumë, do jetë prezente shumë shpejt në jetën tënde. Kryesorja është të qendrosh i/e fortë, të besosh se mbarësia është gjithnjë nga ana jote dhe të mendosh gjithnjë se, nga njëra anë ke fatin dhe nga ana tjetër ke rrugën tënde. Kështu, sot, me shumë dashuri dhe besim, mbylli sytë dhe thuaj: e di që çdo ngjarje në jetën time është pjesë e një plani të madh, duhet vetëm të kem paqe dhe të bëj përpara me fuqinë e dashurisë së pafundme.
Letra nr 3
Është bukur të jetosh ëndrrat, por akoma më mirë, t’i transformosh në realitet, sepse një ëndërr pa aksion është vetëm një iluzion. Është momenti për t’u zgjuar, për të analizuar mundësitë e tua dhe për të bërë hapa drejt përmbushjes së dëshirave të tua.
Letra nr. 4
Kur je i impenjuar me ëndrrat e tua, Universi do bëjë që gjithçka të funksionojë në favorin tënd dhe njerëzit, burimet dhe situatat që të afrojnë me vendin ku do doje të ishe, duken çuditërisht, thuajse të pa shpjegueshme. Por ky nuk është një impenjim sipërfaqësor, duhet t’i dedikohesh ëndrrës tënde me mish e shpirt. Je arkitekt i ëndrrave të tua dhe fatit tënde. Dedikoju dëshirave më të mëdha që ke.