JiL.al - Jeto i Lumtur

Zhaklina e ka goditur? Efi zbulon prapaskenën e debatit me opinionisten: Ja çfarë ndodhi pas kuintave të BBV

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklin Lekatari gjatë Primes së parë të reality show-t. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit. Kjo ka mjaftuar që në përfundim të Primes, tregon Efi, Zhaklina t’i përvishet pas kuintave, moment të cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj.

Efi tregoi se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur asaj Efit të mëparshme, me atë lloj natyre që kishte, ndoshta do kishte reaguar në mënyrë të gabuar. Megjithatë, incidenti i shërbeu për të konfirmuar se ajo ka ndryshuar për mirë, duke u bërë një person më i qetë seç ka qenë më parë.

Erjona Rusi: Po me Zhaklinën. Në puntatat e fundit ka pasur shumë tension mes jush.

Efi: Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë seps e nëse dikush do të dilte më përpara para meje, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë dhe thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e mërzitjes dhe mërisë së Zhaklinës ishte pikërisht sepse dolën disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gjë që i interesoj të kapej.

Tek pjesa që unë do të bëja atë veprimin tjetër. Por harroi që unë e përcaktova se bëhej fjalë për më përpara, me atë lloj natyre që unë kisha.

Erjona Rusi: Kaq shumë të inatosi? Nëse mund të të pyes, të ofendoi që të inatosi kaq shumë?

Efi: Më erdhi shumë afër…

Erjona Rusi: Po nënkupton që t’u hakërrye, të kërcënoi në një farë mënyre?

Efi: Jo, thjesht reagimi i saj, sepse duket që është një njeri impulsiv që flet me duar dhe me veprime, ishte më i afërt me mua seç duhej. Këtë po shprehja, dhe në fund të ditës zëre se po ia thoja vetes time. Sepse unë prandaj e kam psikologen, në momentin që unë kam për të folur dhe shprehur diçka e them. Por që fatkeqësisht u bë pak më e madhe si situatë dhe…

Scroll to Top