Zhaklina u fotografua duke u puthur me një mashkull, Kristi zbulon bisedat me opinionisten e “BBVA”: Kur jemi takuar më ka thënë…

Jil
Jil
1 Min Read

Opinionistja Zhaklin Lekatari ishte një ndër fanset më të mëdha të Kristit, gjatë kohës që ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”.

Pas përfundimit të formatit, ajo e shprehu hapur simpatinë për të, megjithëse, pas kohë më pas u fotografua duke u puthur më një mashkull misterioz.

I ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kristi sqaroi se mes tyre ka një marrëdhënie shoqërore, ndërsa shtoi se janë takuar disa herë. Ai tha se i ka dhënë çokollata, si gjest shoqëror. Sa i përket mashkullit misterioz, Kristi tha se Zhaklina i ka folur për të, dhe ai beson se mes tyre mund të lindë diçka.

“Kam komunikuar me Zhaklinën, i kam dhënë çokollata belge. Nuk ishte në kuadër romantik. Kaluam 5 muaj bashkë. Ishim profesionalisht të lidhur. Ishte thjesht një gjest profesional, shoqëror. Kemi pirë dhe dy kafe. Nuk isha xheloz. Unë u kënaqa për Zhaklinën. Më tregoi si qëndronte situata kur u takuam. Ata shkojnë shumë si çift. Nuk e njoh. Më ka thënë që ai është shumë i mirë. Besoj se mund të zhvillohet diçka aty.”- tha Kristi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *