Zhduket pa gjurmë 14-vjeçarja në Fier, e ëma ngre alarmin në polici

Jil
Jil
1 Min Read

Një vajzë e moshës 14-vjeçe është zhdukur pa gjurmë në qytetin e Fierit. Denoncimin në polici e ka bërë e ëma e 14-vjeçares, e cila ka deklaruar se vajza është larguar nga banesa të enjten, 3 gusht dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës së mitur. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 03.08.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja A. T., 38 vjeçe, se në të njëjtën ditë i është larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *