Zhdukja e Ervis Martinajt, ministri Balla del me njoftimin

Editor
1 Min Read

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës, në analizën vjetore të këtij institucioni.a

Ministri Balla foli pas mbledhjes për situatën problematike të krijuar nga ngjarjet kriminale duke u ndalur te vrasjet pa autor ku argumentoi se shumë shpejt do të ketë rezultate.

Sipas tij, vëmendje e shtuar do ketë dhe ndaj fenomenit të gjakmarrjes që ka prodhuar pjesën më të madhe të këtyre ngjarjeve me viktima.

Në lidhje me fatin e të shumekerkuarit Ervis Martinaj, Balla tha se çështja është nën hetim nga prokuroria e Lezhës dhe se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për këtë rast.

Sa i përket Lezhës, ministri Balla foli edhe për një situatë tjetër me rendin gjatë sezonit veror duke shtuar se edhe siguria rrugore do të ketë vëmendje të shtuar për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *