Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, gazetari zbulon detajet rrëqethëse: Policia ka kërkuar ndihmën e homologëve fqinj, dyshohet se janë varrosur pranë…

Jil
Jil
2 Min Read

Gazetari Enrik Mehmeti, zbuloi gjatë një interviste televizive zbuloi detaje të reja nga kërkimet që po kryen në lidhje me shtetasit Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, në qytetin e Sarandës.

Mehmeti zbuloi se policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e homologëve kosovarë për të zhvilluar kërkime me qen të specializuar për gjetjen e trupave të viktimave.

Gazetari theksoi se policia dyshon se dy personat e zhdukur janë ekzekutuar dhe janë varrosur në një zonë pranë Ksamilit.

“Policia shqiptare ka kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës, pasi ata kanë qenë të specializuar për të gjetur erën e trupit të njeriut. Aty po kërkohen trupat e viktimave dhe është e vështirë të jetë kryer shkrirja e trupave në acid. Aty po kërkohen trupa dhe qentë nga Kosova janë qenë që përdoren dhe në tërmete, që ndiejnë erën e njeriut. Ka pasur dhe kërkime nga pala shqiptare por pa rezultat, dhe kjo është arsyeja pse ka hyrë në lojë Kosova”, tha Mehmeti.

Më të lexuarat
Nuk është Kiara, Luiz Ejlli tregon emrin e ish-banores së “BBVA” që do t’i kushtojë një këngë pas finales…
Të shtunën martohen/ Po a ju kujtohet biseda e parë e Luizit me…
‘Pellgje’ gjaku dhe ambiente të boshatisura, dalin pamjet drithëruese nga vendngjarja e sulmit…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *