Zheji: SPAK nuk është Zoti, pse kjo është kërcënuese

Editor
1 Min Read


 Analisti Artur Zheji është shprehur se SPAK nuk duhet të shihet si Zoti mbi tokë.

Komentet Zheji i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se fetishizimi i drejtësisë është i rrezikshëm.

Ai shtoi gjithashtu se drejtësia duhet të jetë e ftohtë dhe jo pasionale dhe për këtë mori si shembull se si në të shkuarën, në emër të drejtësisë janë bërë shumë padrejtësi, madje edhe me prerje kokash.

“Unë mendoj se dy krahët e një pasioni e rrezikojnë dhe kërcënojnë SPAK që në stadin e vetë foshnjor. Ai që thotë që është një bandë kriminale dhe ai që e bën zëdhënësin e Zotit mbi tokë, siç tha Vangjeli.

Kjo është kërcënuese sepse fetishizimi i drejtësisë bëhet në civilizime primitive. Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe jo pasionale. SPAK të vërë drejtësi me kujdes, sepse një fije e ndan drejtësinë nga padrejtësia.

Njerëzimi ka bërë eksperimente kur padrejtësia është bërë mullar, kanë këputur edhe koka. Edhe prokurorët e komunizmit që njohim ne, në emër të popullit jepnin drejtësi dhe disa herë kanë dhënë edhe vendime të drejta, pastaj në emër të vendimeve të drejta dhe popullore, kanë bërë padrejtësi permanente”, tha Zheji.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *