Zhgënjen Kanye West – kritikohet për performancë të dobët në koncertin e Shanghait

Jil
Jil
1 Min Read

Ai është kritikuar në vitet e fundit për deklarata anti-semite, shitjen e rrobave me simbole naziste si dhe publikimin e këngëve përfshirë “Heil Hitler”.

Megjithatë, pavarësisht polemikave, fansat vazhduan të mblidheshin në mijëra për të ndjekur koncertet e tij.

Koncerti në Shanghai u vonua rreth 45 minuta për shkak të problemeve teknike dhe kushteve të vështira të motit, pasi gjatë shfaqjes ra shi i fuqishëm.

Sipas raportimeve, fansat filluan të brohorisnin për rimbursim të parave të biletave, të cilat kishin çmime nga 980 deri në 2680 juan (rreth 102–278 paund).

Disa fansa kritikuan fort performancën, duke pretenduar se Kanye përdorte lip-sync (këndim me përshtatje të zërit të regjistruar) dhe se mikrofonët ishin pothuajse të padëgjueshëm.

Një fans në X postoi video dhe seri komentesh, duke thënë se gjatë pjesës së fundit të koncertit, Kanye u zhduk nga skena për më shumë se 20 minuta, ndërsa këngët vazhdonin të luanin pa prezencën e tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania