JiL.al - Jeto i Lumtur

Zhvillime të fuqishme në shumë pjesë të vendit, mundësi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot gjatë ditës në disa pjesë të vendit mund të ketë destabilizim të fuqishëm të atmosferës dhe si pasojë priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.about:blank

Zhvillimet më të fuqishme parashihen orëve të vonshme të pasdites ose orëve të hershme të mbrëmjes, megjithatë edhe gjatë ditës parashihen disa zhvillime lokale. Të gjitha këto zhvillime parashihen të jenë të karakterit lokal, por temperaturat e larta dhe ardhja e mases jo-stabile ajrore mund të jenë një kombinim ideal për zhvillime të bujshme atmosferike sonte siç janë rrebeshet mjaft intensive për një kohë shumë të shkurtër, erëra mjaft të fuqishme në kohën e shtrëngates, vetëtima dhe bubullima masive dhe breshër.

Pra, të gjitha këto do të jenë të karakterit lokal dhe tipike verore. Përderisa disa rajone përfshihen nga stuhi të fuqishme kalimtare, rajone tjera jo shumë larg mund të përfitojnë vetëm ndonjë rigë shiu ose asnjë pikë.

Përpos shumë rajoneve të Republikës së Kosovës stuhi dhe rrebeshe kalimtare shiu sot priten edhe në disa zona në veri të Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Rrebeshe intensive priten në shumë vise të Luginës së Preshevës, ndërsa më pak dhe më afatshkurtra priten në territorin shqiptar.

Moti mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme dhe nga nesër rrebeshet do të jenë më të rralla dhe më sporadike. Nga e enjta priten rrebeshe të shkrurtra edhe në Shqipëri, ndërsa shira paksa më intensiv parashihen krejt në fundjavë. 

Scroll to Top