Zi në familjen e ish-ministres socialiste, humb të atin!

Editor
2 Min Read

Milena Harito, një ndër ministret e kabinetit të qeverisë Rama 1, njofton se ka ndërruar jetë babai i saj. Mes dhimbjes për ikjen e tij dhe kujtimeve të bukura që la pas gjatë gjithë jetës, ajo shkruan se Fatos Harito ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur.

“Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin.

Në alpinizëm ku edhe u njohën e u lidhën me Tatjanën, në plazhin e Golemit asokohe i shkretë ku shkonim me motorrin e tij të dashur Vespa, në ekipin e futbollit të mjekëve të QSUT ku çdo të premte luanin si të fandaksur, e më pas me mbesën e parë Annën dhe dy nipat Gregun dhe Enean.

Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Prehu në paqe Toto i dashur”, shkruan zemërthyer ish-ministrja Milena Harito.

Ceremonia mortore për Fatos Hariton do të zhvillohet nesër tek Funeral Alba pranë Medresesë, në ora 12:30, ndërsa vizitat familja i pret ditën e premte tek Alba ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.

Fatos Harito ka shërbyer për shumë dekada si mjek dhe ka qenë një nga ekspertët e mjekësisë ligjore që ka parë nga afër trupin e ish-kryeministrit të vetëvrarë, siç është deklaruar, Mehmet Shehu.

Bashkë me shefin e mjekësisë ligjore, Bashkim Çuberin, Fatos Harito kreu ekspertimin e kufomës së ish-kryeministrit në vilën te ish-Blloku.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *