Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer ditën e djeshme në një peshkatore në proçes riparimi në portin detar të Durrësit. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje, në ish kantierit detar në portin e Durrësit, në mjediset e brendshme dhe në kuvertën e një anije, ku është dashur ndërhyrja e 3 mjeteve zjarrfikëse për të shuar flakët.
Mirëpo atëherë kur u mendua se zjarri ishte shuar, një vatër aktive shpërtheu në flakë sërish pas 30 minutash.
Ndërsa zjarrfikësit rindërhynë dhe zjarri u shua, duke bërë të mundur që asnjë njeri të mos lëndohej. Rreziku i shpërthimit të anijes ishte i madh për shkak të presionit të gazrave të grumbulluar në mjediset e brendshme por edhe për shkak të vapës së madhe.
Ende nuk ka një raport për shkakun e zjarrit por mendohet se është nxitur nga ndonjë shkëndijë elektrike nga saldatriçja që mund të ketë ndezur lëndën përzjerëse të bojës së vajit që siç e quajnë diluent.