JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarr masiv në malin e Shpiragut, zjarrfikësit luftojnë me flakët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në Malin Shpirag, zjarr që mori përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerê pêr shkak të erës.

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natën forca të shumta zjarrëfikëse,që për shkak të mungesës së rrugës kanë punuar pêr shuarjen e flakëve me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore.

Në ndihmë të zjarrëfikëseve të Beratit kanë mbërritur edh e forcat e ushtrisë dhe helikopterë,që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri.

Pas disa orësh luftë me flakët,zjarri u shua mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra.

Farmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa

Scroll to Top