40 efektivë janë angazhuar për shuarjen e flakëve në Porto Palermo. Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, flakëtr janë përhapur shumë. Po ashtu për shuarjen e flakëve është ndërhyrë dhe nga ajri, por ende nuk është bërë e mundur shuarja plotësisht e flakëve.
Postimi i Peleshit:
40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo. Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri. Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!