Erion Kukaj dhe Mikela Pupa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që nisi në programin “Përputhen”. Erioni në një intervistë për “Prive” tregoi se arsyeja kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri.
Ndërkohë Mikela është pyetur nga fansat nëse e pa këtë intervistë dhe ajo u përgjigj shkurt: “E pashë”.
Erioni nga ana tjetër ka reaguar me një status që po thuhet se i drejtohet Mikelës. Ai e quan ish-partneren materialiste dhe hedh dyshime se e ka lënë atë për një vajzë tjetër.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Njerëzit po zemërohen sepse unë zgjedh një romancë mbi një romancë tjetër. Unë do e ndjek princeshën time deri në fund sepse ia vlen. Të paktën nuk po ndjek materialiste”, shkruan Erioni.
Gjatë intervistës për “Prive”, Erioni u pyet edhe nëse ka patur sherre mes tyre dhe ai u përgjigj: “Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilnim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”.…/jetoilumtu.al/