36-vjeçari qëllon me armë zjarri ish-të dashurën, plagos vëllain e saj dhe një person tjetër

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Athinën, ku protagonist është një shtetas shqiptar. Mediat në shtetin helen raportojnë se 36-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri ish – partneren e tij 26 vjeçe, vëllain e saj dhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Paleo Faliro, ku 36-vjecari shqiptar është afruar në një automjet të parkuar dhe ka qëlluar me pistoletë ish-të dashurën 26 vjeçe, vëllain e saj 20 vjeç dhe shokun e saj 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe luftojnë për jetën.

Te tre po hipnin ne nje makine ne momenmtin kur jane qelluar me arme.

Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja.

36-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *