“50 gazetarë më kanë kërkuar intervista”! Fituesi i ‘Big Brother Canada’ bën veprimin e papritur për Luizin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kevin Jacobs është emri më i përfolur në mediat sociale ditët e fundit në vendin tonë. Fituesi i “Big Brother Kanada” u kthye në një personazh pasi Luizi ka treguar se është një nga lojtarët e tij të preferuar të këtij formati. E pikërisht, prej tij ishte frymëzuar edhe për të hyrë në tualet me Kristin dhe Maestron, gjë që është e ndaluar, duke dalë të 3 në nominim.

Pasi Luizi e zbuloi këtë, shumë fansa i kanë treguar kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai. Para disa ditësh, Kevin shpërndau një video në Instagramin e tij, duke shfaqur mbështetje për Luizin, të cilin e cilësoi si gjeni dhe sigurisht fitues të lojës. Brenda pak orësh Kevin fitoi mijëra ndjekës.

Shumë pyetje ka pasur lidhur me intervistat e tij. Vetë Kevin në një status shkruante se njerëzit i kanë thënë se nuk duhet të japë intervista në “Top Channel” dhe hapi një sondazh ku pjesa më e madhe votuan për “Jo”. Mbrëmjen e djeshme, ai dha një prononcim në një live në Instagram me Anaid Kalotin, Jetmir Salajn dhe Balina Bodinakun, ku foli rreth lojës së tij dhe Luizit. Pa dashur të ndalet në detaje sepse mund ta dëmtojë, Kevin tha se Luizi po bën një gjë të jashtëzakonshme pasi po bashkon njerëz nga mbarë bota.

I pyetur nëse do vijë japë intervista së shpejti, Kevin e mohoi këtë. Ai tha: “Kam marrë 30-40-50 mesazhe nga gazetarë të Top Channel të cilët thonë se kanë emisionin më të ndjekur aty. Unë nuk e di se kush e ka me të vërtetë programin më të ndjekur. Tani nuk planifikoj të bëj ndonjë intervistë së shpejti. I vlerësoj që më kontaktuan por nuk dua të ngatërrohem me çfarë po ndodh atje teksa ai Luizi është në shtëpi”, tha ai teksa sqaroi se nuk ndodhet në Tiranë por në Toronto.

Scroll to Top