Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Blogerja Zhaklin Lekatari ka publikuar një koment të marrë nga një ndjekës i saj në rrjetet sociale, duke i kthyer publikisht atij një përgjigje.
Në një video që blogerja ka postuar në Instastory shihet komenti i ndjekësit i cili shkruan: “Të pashë një ditë në rrugë, mu duke si ato që mbledhin kanaçe.”
Nuk ka munguar as përgjigja nga Zhaklina, e cila në videon e postuar thotë: “Sot jam këtu për t’ju treguar veshjen për të mbledhur kanaçe”, shoqëruar me mbishkrimin: “Nga rubrika: 101 aryset pse pellazgu shqiptar nuk meriton jetën”
Më tej në një video tjetër të postuar blogerja sqaron arysen pse ka vendosur ta publikojë këtë koment, mes mijëra komenteve të tjera që merr.
“Ka një arsye pse e vendosa komentin e kanaçeve sepse mund ta injoroja. E vendosa sepse unë e urrej modelet binare, modelet gjinore. Pse? Sepse ai model i gruas mua më qëndron i ngushtë nuk e gjej veten tek ai model. Unë jam një grua por nuk identifikohem me gruan ultra-femërore. Gruaja mund të jetë si të dojë ajo si t’i dojë qejfi asaj. Jam shumë e lodhur duke dëgjuar që një grua duhet të jetë e brishtë, duhet të flaës me zë të ulër, e pambrojtur, që duhet të ketë thonjtë e gjatë, që të veshë fustane me lule, leshi preshi… Unë jam thjesht vetja, mësoni të jeni vetja dhe jo t’i përgjigneni modeleve binare të ngushta”-