Kur kuptova se dhimbja ime vinte nga dëshira për t’u vlerësuar, fillova ta dua veten.
Kur kuptova se dhimbja ime vinte nga dëshira për t’u njohur, fillova të shihja se kush isha në të vërtetë.
Kur kuptova se dhimbja ime vinte nga dëshira për të qenë e veçantë, e lejova veten të eksploroja pafundësinë e normalitetit tim.
Kur kuptova se dhimbja ime vinte nga dëshira për t’u përqafuar, fillova të ndjej ndjesitë e trupit tim.
Kur kuptova se dhimbja ime vinte nga uria e përkatësisë, fillova të ushqej veten time autentike.
Kur kuptova se dhimbja ime vinte nga veprimet e të tjerëve, fillova të marr përgjegjësinë për historinë time.
Kur kuptova se dhimbja ime erdhi nga ndjekja e atyre që nuk më donin, u lirova.
Tanya Markul
Jeto I Lumtur