Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Reperi Noizy ka qenë së fundmi në “Pushime On Top”, ku ka folur për karrierën e tij dhe ka zbuluar detaje nga koncerti i tij “Alpha Show” i cili do të organizohet më 14 gusht në Tiranë.
Mirëpo u tha më herët se Noizy ka menduar që të largohet nga muzika. Si është e vërteta?
“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, tha Noizy.
Po çfarë do të bëjë Noizy pas koncertit? Cilat janë planet e tij?
“Unë po përgatis një album tjetër. Albumi “Alpha” do dali 3 ditë para koncertit. Ndërkohë sapo të mbarojë koncerti do jem në 3 shtete në dy javë.”, është shprehur Noizy.
Mirëpo, jo vetëm kaq por ai tha se albumi i tij i fundit me siguri do të quhej “Ishte kënaqësi”.
“Albumi i fundit do të quhet “Ishte kënaqësi”, shtoi Noizy.
Gjithashtu, Noizy ka rrëfyer edhe pagesat në fillimet e tij.
“Në këtë lloj forme që jam tani nuk e kisha imagjinuar asnjëherë, sepse nuk mendoja kurrë që të ardhurat të ishin kaq të mëdha në një shtet si tonin. Madje mbaj mend në vitet 2005-2006, më rastisi një ditë që realizova 3 koncerte brenda ditës në 3 qytete të ndryshme. Kur u ktheva në shtëpi, më duket se as 1 milion lekë (të vjetra) nuk mora nga koncertet. Aty u dëshpërova shumë. Pastaj në momentin që më thirrën në Europë gjërat ndryshuan, shifrat ndryshuan dhe aty i dhash gaz më fort”, është shprehur Noizy.…jetoilumtu.al/