JiL.al - Jeto i Lumtur

“Çdo grua duket e bukur në errësirë, nga larg, dhe nën ombrellë…”/Thënie Për Jetën Japoneze

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, sot kemi sjellë një koleksion të ndritshëm prej urtësive të një prej popujve më të veçantë dhe të përparuar në pothujase të gjitha sferat e dije.

Kënaquni me këto brilantë të mençurisë japoneze, dhe duam t’ju japim vetëm një porosi: mos harroni të na thoni cilën pëlqyet apo çmuat më së shumti, edhe ne duam t’ju lexojmë Ju.

Çdo grua duket e bukur në errësirë, nga larg dhe nën ombrellë.

Kush nuk është i mençur, zemrën e ka në gjuhë, ndërsa kush është i mençur gjuhën e ka në zemër.

Vetëm piktori dhe gjyqtari mund ta bëjnë të zezën të bardhë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Të luftosh të keqen vlen tre monedha ari. Mos ta bësh atë – vlenë pesë.

Të vdesësh është lehtë, të rrosh është vështirë.

Trumcaku që fluturon pas fajkoit mendon se fajkoi është duke ikur prej tij.

Tunde frerin mbi varrin e një hajduti, e ai do të zgjohet të të vjedhë kalin.

Vajza e dëshpëruar nga dashuria harron tenxheren në zjarr.

Vëllezërit në shtëpi grinden si hajdutë, jashtë zhveshin shpatat në mbrojtje të njëri-tjetrit.

Prindërit punojnë, fëmijët kënaqen, nipat do të lypin.

Punën tënde bëje vetë.

Qeni i uritur nuk i frikësohet shkopit.

Sa më i bukur të jetë trëndafili, aq më të gjata do t’i ketë gjembat.

Secili mendon se ka më shumë tru se tjetri.

Shirat më të forta bien në shtëpinë më të veçuar.

Pak vlen peri kur s’ke gjilpërën.

Para se të shkosh në një vend informohu në fillim për ato gjëra që anë të ndaluara në të.

Pëllumbi me edukatë ulet 3 degë më poshtë se prindërit e tij.

Për njeriun, emri i mirë ka vlerë si lëkura për tigrin.

Pickoje veten, do të shohësh sa i dhemb atij tjetrit.

Njerëzit më së shumti vuajnë për bukë e dashuri.

Njeriu jeton vetëm një herë, kurse emri i tij jeton gjithnjë po qe se e ka merituar.

Njeriun e varfër e të përvuajtur e përbuz deri gruaja, të pasurin e të fuqishmin e nderojnë edhe më të largëtit.

Një fjalë e vetme falenderimi arrin deri në qiell.

Një i urtë në shërbim të budallait është një perlë e hedhur në zift.

Një njeri që vjedh ar futet në burg, ai që vjedh një shtet bëhet mbret.

Një vepër e mirë është më shumë se tre ditë agjërim.

Një zemër e gëzuar është më e mirë se një xhep i mbushur.

Nën gjeneralin e fortë nuk ka ushtarë të dobët.

Nëse dëshiron të jetosh gjatë, duhet të kujdesesh që kokën ta kesh të ftohtë, ndërsa këmbët të ngrohta.

Nëse dy njerëz grinden edhe qentë e tyre do të kenë kundërshti.

Nëse nuk i kupton karakterin një njeriu – shiko miqtë e tij.

Nuk ka dalë deri më sot ndonjë vazo e përsosur nga duart e punëtorit të keq.

Më mirë të vërtetosh sesa të debatosh.

Mirësia e babait e kapërcen një mal, mirësia e nënës është më e thellë se deti.

Mos dëno njeri, pa dëgjuar të dy palët.

Mos i bëj profeci atij që sheh më larg se ti.

Mos shih monedhat që ke fituar, çmo më shumë ato që do të kishe humbur.

Ne jemi një vend i varfër dhe e vetmja pasuri që kemi është truri ynë.

Në jetën njerëzore s’ke mik më të mirë se diturinë.

Kush e pranon paditurinë e vet, e kallëzon një herë, ai që e fsheh – e dëshmon më shumë herë.

Kush fillon me kokë dragoi, përfundon me bisht hardhuce.

Kush nuk di të frenohet me dëshira mbetet gjithnjë i varfër.

Kush vesh gjithmonë petkun më të mirë nuk ka rroba për festë.

Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.

Kënaqësitë burime dhimbjeje, dhimbjet burime kënaqësie.

Keq është që në të keqen e huaj të shohësh të mirën tënde, por është edhe më keq që, në të mirën e të tjerëve, ta shikosh të keqen tënde.

Kilometri është mjaft i gjatë për atë që është i lodhur.

Krijesa më e keqe në botë është njeriu. Atij i pengojnë të gjitha: edhe era, edhe ngrica, edhe dielli.

Kur familjarët grinden të huajt tallen.

Kur fati i vjen një shtëpie, djalli e shoqëron te porta.

Kur fqinja të buzëqesh kthe kokën në anën tjetër.

Kundër fatkeqësisë njeriu lufton me mend e jo me lot.

Kur i ke lekët në dorë mendo për ditën kur nuk do t’i kesh më.

Kur qielli krijon njeriun, toka krijon varrin.

Gjendet gjithmonë një bletë për të shpuar një fytyrë të vajtuar.

Insekti i heshtur depërton muret e kështjellës.

I pari në të grënë, i fundit për të kaluar lumin.

I shenjti e urren mëkatin, por jo mëkatarin.

I varfri i jep lëmoshë të varfrit.

Jepi këshillat e tua. Po nuk dëgjoi le të mësojë nga fatkeqësitë.

Jeta është një flakë qiriu në erë.

Je vonë të hapësh pusin kur të ka zënë etja.

Kali njihet duke i hipur; njeriu, duke biseduar.

Ka pleq trevjeçarë dhe fëmijë njëqindvjeçarë.

Edhe qumësht po pive nën hijen e palmës do të thonë ke pirë verë palme.

E shëmtuara nuk e ka qejf pasqyrën.

Femra bëhet çdo vit më e mirë.

Femrat mbajnë të fshehta vetëm ato gjëra që nuk dinë.

Fëmijën mësoje të zërë peshk e jo t’i japësh peshkun e fërguar.

Fjalët mati sipas veshit të atyre që të dëgjojnë.

Dëshira më qesharake është kërkesa për t’u pëlqyer të gjithëve.

Dita kur ke bërë diçka është një ditë e lumtur.

Ditët janë fletët e jetës, zbukuroni ato me punë të mira.

Drurët e vjetër nuk përkulen.

E drejta është gjithmonë në anën e ushtrisë fituese.

Edhe gënjeshtra më dinake nuk zgjat më shumë se një javë.

Edhe nëqoftëse të është tharë goja nga etja, mos pi ujë në pus të hajdutit.

Ashtu si të vjetrit këndojnë, ashtu të rinjtë cicërojnë.

Atëherë kur të ngutet më së shumti, bëhu më i ngadalshëm.

Aty ku sundon dashuria, nuk ka të vegjël dhe të mëdhenj.

Aty ku vlon ahengu natën, ditën ka pak oriz në qilar.

Bëj gjithçka mundesh, të tjerat lëshoja fatit.

Bretkosa që s’ka parë det i duket pusi i paanë.

Burri i bukuroshes është gjithnjë në shqetësim.

Buzëqeshja s’dëmton asnjeri.

Çaji i ftohtë dhe orizi i ftohtë mund të durohen, ndërsa shikimi i ftohtë dhe fjala e ftohtë nuk mund të durohen.

Dashurinë, kollën dhe urinë s’i fsheh dot.

Ai që nuk bindet nuk mund të komandojë.

Ai që zvarritet para të mëdhenjëve, i shkel me këmbë të vegjëlit.

Arti më i madh është arti për të jetuar, zotësia për t’ia përshtatur formave të jetës dhe për të krijuar të reja, më të lehta, më të volitshme.

Askush në botë nuk është më i fortë se njeriu i ditur…jetoilumtu.al/

Scroll to Top