Mos prisni që anija juaj të vijë – notoni drejt saj. – Jerry Smith
Të dish si të presësh është fshehtësia e suksesit. – De Maistre
Pritja e të përkryerës asnjëherë nuk është mençuri sikur përparimi. – Seth Godin
Pjesa më e keqe e jetës është të priturit. Pjesa më e mirë e jetë është të kesh dikë që ia vlen të pritet. – I panjohur
Nuk po prisni vetëm kot. Ka qëllim pas çdo shtyrje. – Mandy Hale
Pritja nuk është vetëm një shpresë e zbrazët. Ajo ka sigurinë e brendshme të arritjes së synimit. – I Ching
Nuk do të ulesha e të prisja për ndonjë vlerë nesër, as që diçka të ndodhte. Njeriu mund të presë tërë jetën… Unë do të bëja diçka. – Louis L’Amour
Asgjë nuk do të vijë tek ju duke ndenjur e pritur atë. – Zoe Kazan
Shumica nga ne janë duke pritur. Ne jemi duke pritur të ndodhë diçka interesante. Dhe mendoj ne do të presim përgjithmonë nëse nuk bëjmë diç më interesante me jetën tonë. – Donald Miller
Asnjëherë mos rri gjatë e të presësh. Pritësit dhe dorëheqësit kanë vetëm një dallim të vogël, por përfundimin e njëjtë. – Israelmore Ayivor
Ju jeni duke pritur diçka e mirë të u vij, por e dini, nëse jeta është gjithashtu duke pritur, atëherë asgjë nuk do të ndodhë, asgjë nuk do të vij! – Mehmet Murat ildan
Çështja e pritjes është se sa më shumë që pret aq më i padurueshëm bëhesh. – Ashay Abbhi
Pritja nuk është humbje. Është strategji për kampionët për gjëra më të mëdha. – Ifeanyi Enoch Onuoha
Pritja nuk është gjithmonë gjë e keqe; mund të sjellë gëzimin e vetë – emocionet e pritjes. – David Jeremiah
Me duket pritja e padurueshme sepse më bën pasive dhe më mohon mua. Urrejë të mos jem asgjë. – Kathy Acker
Pritja është një formë e këmbënguljes pasive. – Ogwo David Emenike
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur