Karakteri i fortë duhet ndërthurur me elasticitetin e mendjes.
Ai që është i aftë të durojë gjithçka, mund edhe të kuturisë përgjithçka.
Kur minjtë braktisin anijen njeriu vullnetfortë duhet të marrë në dorë timonin.
Vullneti që nuk zgjidh asgjë nuk është vullnet veprues, njeriu pa karakter nuk arrin kurrë deri te zgjidhja.
Një karakter i mirë është pasuri për tërë jetën.
Karakteri qëndron në aftësinë të veprosh në përputhje me parimet.
Vullneti është në gjendje të ndryshoj gjer edhe shenjat e gishtave.
Karakteri është energjia e fshehtë dhe e vazhdueshme e vullnetit.
Kryeneçsia lind jo aq për hir të vullnetit se sa për mungesë të aftësive.
Karakteri i çdo njeriu ka diçka që nuk mund të thuhet: Poshtërisa e karakterit.
Në qoftë se themi se karakteri i njeriut formohet nga rrethanat, atëherë duhet, për pasojë, t’i bëjmë rrethanat njerëzore.
Karakteri është vullneti i formuar përfundimisht.
Fuqitë ndoshta nuk mjaftojnë, por vetë vullneti është për t’u lavdëruar.
Shpirti i paepur mund të thyhet, por jo të përkulet.
Pozita shpesh ta ndryshon karakterin.
Paaftësia për të vendosur – është shenjë mediokriteti.
Asgjë nuk tregon më mirë epërsinë e një karakteri, se sa sjellja e mirë në një grindje e cila nuk mund të shmanget.
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur