“Drafti I parë jeni thjesht ju qëi tregoni vetes ngjarjen.” Terry Pratchett
“Ju nuk do të filloni të shkruani gjëra të mira. Ju filloni të shkruani budallalliqe dhe të mendoni se janë gjëra të mira, dhe pastaj gradualisht bëheni më tëmirë në të shkruarit. Kjo është arsyeja pse unë them se një nga tiparet më të vlefshme është këmbëngulja. ” – Octavia E. Butler
“Gjithmonë mund të ndryshoni një faqe të keqe. Ju nuk mund të ndryshoni një faqe të zbrazët. ” – Jodi Picoult
“Filloni të shkruani, pa marrë parasysh çfarë. Uji nuk rrjedh derisa të jetë hapur rubineti.” – Louis L’Amour
“Çdo sekret i shpirtit të një shkrimtari, çdo përvojë e jetës së tij, çdo cilësi e mendjes së tij, është e shkruar në veprat e tij. – Virginia Woolf”
“Mos më thuaj se hëna po shndrin; ma trego shkëlqimin e dritës së saj në një gotë të thyer”. – Anton Çehov
Të gjithë ecin me mijëra ide në kokëçdo ditë. Shkrimtarët e mirë janë ata që shohin pesë ose gjashtë prej tyre. Shumica e njerëzve nuk shohin asnjë. – Orson Scott
“Nuk ka agoni më të madhe, se sa të mbash një histori të parrëfyer brenda vetes tënde” Maya Angelou
“Mos e përkul, mos e zbut, mos u përpiq ta bësh të logjikojë, mos e ndrysho shpirtin tënd në përputhje me modën. Përkundrazi, ndiq obsesionet e tua më të fuqishme, pa mëshirë.” Franz Kafka
“Nëse libri është i vërtetë, ai do të gjejë një audiencë që ka për qëllim ta lexojë atë.” – Wally Lamb