Lidhjet familjare na lidhin, na përkrahin, na ndihmojnë. Dhe janë gjithashtu lidhje nga e cila është e vështirë, ndoshta e pamundur të çlirosh veten. – Neil Gaiman
Pjesa më e mirë në të pasurit fëmijë nuk është, në të vërtetë të kesh nevojë të kesh fëmijë. Faleminderit, grua. – Jarod Kintz
Shkova të vizitoj gjyshen. Kisha ndërmend të rrija dy ditë, por përfundova së qëndruari dy muaj. (Kështu mbi fjeta pakëz.) – Jarod Kintz
Njerëzit do të largohen sidoqoftë, meqë ata që nuk largohen nuk janë njerëz, ata janë familje. – Himanshu Chhabra
Vëllai është sikur ari dhe shoku është sikur diamanti. Nëse ari thyhet mund të e shkrish dhe të e bësh ashtu si ishte më parë. Nëse diamanti thyhet, asnjëherë nuk mund të bëhet sikur më parë. – Ali ibn ebu Talib
Në të vërtetë familja është ajo si ju e bëni atë. Është e fortë, jo nga numri i krerëve në tavolinën e darkës, por nga ritet që ndihmoni familja t’i realizojë, nga kujtimet që ndani, nga ndarja e kohës suaj, kujdesi, dhe nga dashuria që shfaqni për njëri tjetrin, dhe nga shpresat për ardhmërinë që do të keni si individë dhe si tërësi. – Marge Kennedy
Perfeksioni nuk është ajo për çfarë familjet janë. – Jamie Ford
Kur mbaron ushqimi, ribashkimi familjar merr fund. Është mrekullueshëm që nga të gjithë familjarët unë jam kanibali i vetëm. – Jarod Kintz
Duke dëgjuar atë të flasë rreth nënës së tij, rreth familjes së tij së paprekur e bën gjoksin tim të dhemb për një sekondë, sikur të e shpoje me gjilpërë. – Veronica Roth
Gjërat tjera mund të na ndryshojnë, por fillojmë dhe mbarojmë me familje. – Anthony Brandt
Ne jemi një familje e vogël e zhurmshme dhe e bekuar. – Nancy E. Turner
Nëse jetoni në xhepin e njëri tjetrit për mjaftë kohë, jeni familjarë. – Jodi Picoult
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur