JiL.al - Jeto i Lumtur

“I peshoi më shumë bishti sesa koka”, Berisha për rrëzimin Abazoviç: Mos të dëshmohet serb më shumë se serbët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç në Malin e Zi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Abazoviç bëri historinë duke u bërë kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, por thekson se atij i peshoi më shumë bishti sesa koka, duke nënvizuar marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe ishte fatale për ecurinë e tij politike.

Sipas Berishës, Abazoviç gaboi duke u rreshtuar në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama për Ballkanin e Hapur.

Ndër të tjera, kryedemokrati nënvizoi se Abazoviç nuk duhet të dëshmohet serb më shumë se serbët, pasi edhe ata treguan se nuk e duan në krye të qeverisë.

“Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.

I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka.

Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb.

Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.

Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj.

Dritan Abazoviç është politikan i ri dhe unë nuk e marr këtë si fundin e karrierës së tij, por uroj që të nxjerrë mësime dhe të kuptojë se nuk duhet të lejojë t’i peshojë bishti (viçi) më shumë se koka dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se serbët sepse këtë të fundit dhe vetë serbët treguan mbrëmë me votën e tyre se nuk e pranojnë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

 

 

….jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top