Njeriu më i fortë është ai që qëndron më shumë kohë i vetëm”.
“Paraja mund të sigurojë ushqimin, por jo oreksin; mund të sigurojë barnat, por jo shëndetin; mund të sigurojë njohjet, por jo miqësitë; mund të sigurojë shërbëtorë, por jo besnikëri; mund sigurojë ditë me gëzim, por jo paqe apo lumturi”.
“Cila është detyra më kryesore e çdo njeriu? Përgjigjia është e shkurtër: Të jetë vetvetja”.
“Shumica është gjithmonë në gabim, pakica është rrallë herë në të drejtë”.
“Një zog pylli nuk e pranon asnjëherë të qëndrojë në kafaz”.
“Gjëja më e keqe që një person mund t’i bëjë vetes, është t’u bëjë padrejtësi të tjerëve”.
“Qenia jonë nuk është asgjë më tepër se një luftë kundër forcave të errëta brenda vetes sonë”.
“Një femër nuk mund të jetë vetvetja në shoqërinë e sotme, e cila është shoqëri ekskluzivisht mashkullore, me një sistem paragjykues, i cili gjykon femrat sipas një këndvështrimi mashkullor”.
“Njerëz të ndryshëm kanë detyra të ndryshme të caktuara nga natyra”.
“Një person i fortë duhet të mësojë të jetë i vetmuar”.
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur