JiL.al - Jeto i Lumtur

Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtra. …Thënie Të Mencura Nga Sami Frashëri..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

1.Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtra.

2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.

3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët) pa u mërzitur.

5. I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe që mendon për të gjithë.
Ai që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.

6. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.

7. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

8. Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.

9. Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë shpenzohet pa vend, e shumica e njerëzve mbeten të uritur.

10. Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.

11. Botimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.

12. Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive njerëzore.

13. Njeriu merret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.

14. Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është kurdoherë e gëzuar.

15. Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë nuk largohet nga sjelljet e këqija; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banon në moçal..

 

Jeto I Lumtur

 

Scroll to Top