JiL.al - Jeto i Lumtur

“Besnikëria është më e vështirë se virgjëria”…..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Në morinë e shumë e shumë thënieve orientale në libra kemi mbledhur ato që menduam se do të jenë kënaqësia e lexuesve tanë.

Mëposhtë gjeni përzgjedhjet tona, dhe do ta vlerësonim shumë nëse e postoni te seksioni komenteve mëposhtë cila prej tyre ishte e më e pëlqyera apo e preferuara juaj…

A doni t’ju tregoj për mëkatin më të madh? Keqtrajtimi i prindërve.

Ai që fiton me sherr, është mundur.

Ah sikur të kthehej rinia një ditë, ta lajmëroja se çfarë më bëri pleqëria.

Ai që mëson dhe nuk e vë në jetë diturinë e tij, i ngjan atij fshatarit, që lëron tokën, po nuk e mbjell.

Ai që shpenzon kohën në mbledhjen e pasurisë duke ju ruajtur varfërisë, vepra e tij është varfëri.

Ai që të bën keq shënoja emrin në rërë, ai që të bën mirë gdhendja emrin në gurë.

Atij që nuk i bën dobi e vërteta, do ta dëmtojë e kota.

Butësia është ta largosh të keqen me të mirë.

Çelësi i barkut është një kafshatë bukë, çelësi i të keqes është një fjalë e vetme.

Dy gjëra janë të pandara nga gënjeshtra: të premtuarit shumë dhe të kërkuarit falje shumë herë.

E pyeta lirinë:”Ku janë fëmijët e tu? M’u përgjigj: Njëri vdiq i kryqëzuar, një tjetër vdiq budalla, kurse tjetri nuk ka lindur akoma.”

E vërteta është e rëndë, kurse e kota është e lehtë.

Fati është një rrugë e errët që nuk duhet ecur në të, është një oqean i thellë që nuk duhet të zhytesh në të, është sekreti i Zotit, mos e vrit mendjen për të.

Fillimi i zemërimit është budallallëku, përfundimi i tij është pishmanllëku.

Injoranti është i vogël edhe nëse është plak, i dituri është i madh edhe nëse është i ri.

Jam i habitur me njerëzit sesi i blejnë skllevërit me para, e nuk i blejnë të lirët me bamirësi.

Jo çdo gjë që shpreson njeriu mund të arrihet, fryjnë erërat edhe pse nuk dëshirojnë anijet.

Kafsha e shpejtë, gruaja e bindur dhe shtëpia e gjërë plotësojnë lumturinë.

Kam nevojë për 3 gjera që të jemi i lumtur:..https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top