– Je ende e inatosur me mua? – Nuk kam qenë kurrë. – Atehere pse… – Ti ishe këpucët e mia të ngushta. – Kjo është?
– Është një metaforë. Shiko, të gjitha femrat kanë një palë këpucë që i adhurojnë, por nuk mund t’i veshin sepse dhembin. Janë rezultat i një çmendurie të momentit apo i një pasioni të madh, por nuk ka rëndësi, çështja është se sa i duan ato këpucë aq edhe i lëndojnë. Pastaj i mbajnë aty dhe herë pas here provojnë, i veshin por dhimbja është shumë e madhe…
Më fund vendosin dhe i japin, sigurisht me shumë keqardhje, por e kuptojnë se nuk bëjnë për to. Ti ishe këpucët e mia të ngushta…
Raffaella D’Andrea
Jeto I Lumtur