Unë kam qenë i keqkuptuar që në fëmijëri.
E dija që askush nuk më kuptonte, madje as babai im. Njëherë ai më tha:
– Ti nuk je një i çmendur për t’u futur në një çmendinë e as murg për t’u futur në një manastir. Unë, thjesht, nuk e di se çfarë je!”
Unë iu përgjigja:
– E di, baba, por mund të ta shpjegoj …
Një herë një vezë rose u vendos nën një pulë për t’u çelur. Kur veza çeli, rosa eci së bashku me pulën nënë derisa arritën në një pellg…
Rosa u zhyt gjithë ëndje në ujë. Por pula qëndroi në breg dhe kakariste.
Tani, babai im i dashur, pasi kam provuar detin, kam gjetur shtëpinë time. Nëse ti zgjedh të qëndrosh në breg, a është faji im?
Nuk mund të më fajësosh mua.
Shams Tabriz.
Jeto I Lumtur