Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu.Janë bijtë dhe bijat e dashurisë së Jetës për veten. Vijnë përmes teje, por jo prej teje, dhe ndonëse janë me ty, nuk të përkasin ty. Mund t’u japësh dashurinë, por jo mendimet e tua, pasi kanë mendimet e tyre. Mund të strehosh trupat e tyre, por jo shpirtrat, pasi shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes, atë të cilën ti s’e shkel dot as në ëndrrat e tua. Ndoshta mund të përpiqesh si ta të bëhesh,por mos u rrek si veten t’i bësh. Se jeta nuk ecën mbrapsht, as të nesërmen rri e pret.
Nga Khalil Gibran (1883-1931)
Jeto I Lumtur