Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) ishte shkrimtar, dramaturg dhe poet gjerman.
Konsiderohet si një nga autorët më përfaqësues të panoramës kulturore evropiane. Aktivitet e tij përfshinin poezinë, dramën, letërsinë, teologjinë, filozofinë, humanizmin, shkencën, pikturën, muzikën, etj.
Për lexuesit e Ekonomia Online, sjellim një koleksion me aforizma që Goethe ka lënë pas:
Njeriu i madh nuk bën gabime të vogla.
Njeriu gabon për sa të marrë frymë.
Bëhet budalla, i mençuri që diskuton me budallain.
Koha nuk na kthen më fëmijë, por na zbulon që ende jemi fëmijë.
Askush nuk i adresohet lirisë së shtypit përveç atij që ka ndër mend të abuzojë me të.
Gjykatësi që nuk di të dënojë me drejtësi bëhet i njëllojtë me keqbërësin.
Që të mund të shërohemi duhet t’i paguajmë shtrenjtë gabimet tona. Vetëm më pas mund të ndihemi me fat.
Njeriu që krenohet se nuk ndryshon kurrë mendim është një tutkun që beson se është i pamposhtur.
Kujdesu fort për shëndetin tënd. Shpirti yt e sheh botën përmes syve të tu; e nëse sytë e tu janë të mjegulluar, e gjithë bota të duket e mjegulluar.
Forca e një gjuhe nuk shprehet përmes zhdukjes së fjalëve të huaja, por përmes asimilimit të tyre.
Shqisat nuk gënjejnë, gënjen gjykimi.
Kush gabon vjegëzën e parë nuk korrigjohet duke u mbërthyer.
Nëse humb pasurinë dhe nderin, ndoshta edhe mund t’i rifitosh ato, por nëse humb kurajën, nuk të ngelet rrugë për ta marrë veten.
Njerëzit janë të gatuar në mënyrë të tillë që secili bën atë gjë ku një tjetër ka pasur sukses, pavarësisht nëse ai ka prirje apo jo.
Po të kishim një zemër të hapur për të shijuar të mirat që Zoti na dhuron çdo ditë, do të kishim edhe forcën e mjaftueshme për të përballuar të keqen kur vjen.
Vështirësitë më të mëdha gjenden aty ku ne nuk i kërkojmë.
Një jetë e shkapërderdhur është një vdekje e parakohshme.
Urtësia gjendet vetëm tek e vërteta.
Shoqëritë më të mira janë ato tek të cilat mbizotëron një respekt reciprok i hareshëm.
Vegjëlia nuk druan gjë më shumë se mençurinë, por do të duhej të druante budallallëkun po të kuptonte se sa i frikshëm është ai.
Emocioni është gjëja më e mirë e njerëzimit.
Mund të kuptohet nevoja e një ideje, pa ia gjetur mënyrën se si të shfrytëzohet më së miri……https://jetoilumtur.al/