– Nuk je kurrë i mjaftueshëm…Për dikë që nuk di çfarë do.

Jil
Jil
7 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

– Mendoni para se të flisni. Lexoni para se të mendoni.

– Më mirë të flesh i uritur, sesa të zgjohesh me borxhe.

– Jam përgjegjës për ato që them, nuk jam përgjegjës për ato që kuptoni.

Dhe mos harro, mirësia ime nuk është dobësi, dhe toleranca ime nuk është injorancë.
– Askush nuk do të ngjiten mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh.

– 
Më pëlqen të dëgjoj njerëzit të flasin për veten e tyre. Kurrë nuk dëgjoj që ata thonë ndonjë gjë të keqe.

– 
Duam të bëhemi Zotër, dhe kjo na pengon të bëhemi njerëz.

– 
Mos thuaj asgjë të mirë për veten, sepse nuk do të bëheni të besueshëm. Por mos thuaj asgjë të keqe, sepse të gjithë do ta besojnë.

– Nëse nuk jeni zotërues i rrjedhës së jetës tuaj, kjo do të thotë që ju lejoni që ekzistenca juaj të jetë një aksident.


– Disa njerëz nuk i kanë në fjalorin e tyre fjalët: “mirësjellje”, “njerëzim”, “sinqeritet”, “dashuri”. Unë përse të kem në fjalorin tim fjalën “mirëkuptim”?


*– Shumë njerëz duan t’u japin fund maleve të vështira, kur ajo që ata vërtetë kanë nevojë është guximi për t’u ngjitur.

– Një nga liritë më të mëdha është të mos interesohesh në të vërtetë se çfarë mendojnë të tjerët për ju.

– 
Një stërvitje e mirë për zemrën, është të përkulesh dhe të ndihmosh dikë që të ngrihet.

– Jepi kohë tjetrit të kuptojë çfarë humbi… Jepi kohë vetes të kuptojë çfarë vlen!!!


Çdo e keqe kujtohet, çdo e mirë harrohet.

MË TË LEXUARAT

Koha nuk na kthen më fëmijë, por na zbulon që ende jemi fëmijë.

Shumë prej nesh nuk jetojnë ëndrrat e tyre, por frikën e tyre.

– Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, çdo familje e pakënaqur…



– Kur Perëndia të jep miell, djalli të merr thesin.

– Ata që keni pranë, tregojnë karakterin tënd…Ata që le pas në të kaluarën, dinjitetin tënd.


– Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre.


– Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim…

Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me “shpirtin tim”, me “dyshimet e mia”, me “frikën time”, me “dhimbjen time”.
Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!!

– Mos i thuaj Zotit se sa e madhe është fortuna që kalon…

Por thuaj fortunës se sa i madh është Zoti që beson…

– Dashuria pyet miqësinë: “çfarë po bën atje?”

Miqësia i përgjigjet: “bëj të qeshin ata që ti i bën të qajnë.”

– Lëre zemrën tënde të rrahi vetëm për ata që mund ta dëgjojnë.


– Mos i harxhoni fjalët tuaja për njerëzit që meritojnë heshtjen tuaj. Ndonjëherë më e mira që duhet të ofrojmë, është heshtja.
– Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t’ju dëgjojnë kur heshtni.


– Shumë njerëz do trembeshin nëse në pasqyrë, në vend të fytyrës së tyre, do të shikonin karakterin e tyre…

-“Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti”.

*– Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.

*– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.

– Gjembat që të lënduan ishin ato që u përpoqe t’i mësosh të çelin lule.


– Mos më gjyko para se të më njohësh…

Mos më nënvlerëso para se të më sfidosh…
Mos fol për mua para se të flasësh me mua..

– Njerëzit ndryshojnë për dy arsye…Ose mësuan shumë dhe duan të ndryshojnë, ose janë lënduar shumë dhe duhet të ndyshojnë.

– U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia,  më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime.


– Akoma dhe një ditë arriti në fundin e saj…..

Çdo e djeshme, dhe një kujtim…..
Çdo e nesërme, dhe një shpresë….

 Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.


– Njerëzit që nuk e shprehin qartë se çfarë duan prej jush … zakonisht duan diçka që nuk u përket.


– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.


– Ndonjëherë duhet të largohemi nga njerëzit. Nëse janë të interesuar, do ta vënë re. Nëse jo, do të dimë se ku jemi.

– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.

– Paraja mund të blejë shtratin, por jo gjumin. Libra, por jo arsim. Rroba të bukura, por jo finecë. Argëtim, por jo lumturi. Njerëz, por jo njerëzimin.


– 
“Një përqafim i heshtur, është sa një mijë fjalë për një zemër të lënduar” 

– 
Zemra ka veshët e saj për të dëgjuar atë që mendja nuk e kupton.

– 
Ndonjëherë është më e lehtë të buzëqeshësh dhe të pretendosh se je i lumtur, sesa të shpjegosh pse nuk je.

– Kurrë nuk i kam përfillur ata që i kanë xhepat plot. Kur pashë zemrat e tyre bosh, u dhashë dhe 1 euro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *