Dedikuar të gjithë meshkujve!
Gratë janë krijesa magjike; Nga Jeto I Lumtur.al
Tani po mundohem t’ju shpjegoj femrat.
Ato i përkasin të njëjtës specie si ju, njeriut, por janë shumë, shumë të ndryshëme nga ju.
Gratë janë forcë, luftojnë çdo ditë kundër atyre që i poshtërojnë, atyre që i mashtrojnë, i keqtrajtojnë dhe atyre që i përdorin, atyre që i konsiderojnë vetëm si objekt kënaqësie. Megjithatë ato nuk dorëzohen, dinë gjithmonë të ngrihen me dinjitet.
Gratë janë luftëtare të guximshme, luftojnë për gjërat në të cilat besojnë dhe dinë të arrijnë lartësi të paimagjinueshme.
Gratë e kanë universin brenda dhe të vërtetën në xhepat e tyre. Ato dinë të njohin një gënjeshtër edhe nëse pretendojnë ta besojnë atë gënjeshtër dhe nuk kanë frikë se herët a vonë, të vërtetën, do ta hedhin në fytyrë.
Gratë kanë guxim.
Gratë janë krijesa magjike.
Ato janë të vendosura dhe të ëmbëla, dinë t’i buzëqeshin jetës edhe kur jeta i godet fort, dinë të kërcejnë pa muzikë dhe mund të jenë parajsë dhe ferr në të njëjtën kohë.
Janë jeta dhe jetë dinë të japin.
Gratë janë krijesa komplekse.
Ato dinë të duan nga thellësia, të japin veten plotësisht, të vuajnë në heshtje, të ndreqin zemrat e tyre pa pasur nevojë për anestezi. Ato janë në gjendje të përplasin derën të lënduara dhe me lot në sy kur largohen.
Femrat janë shpirtra të veçantë.
I dashur burrë, trajtoji mirë gratë, respektoji dhe duaji ato sepse ti, pa to, je shumë i vogël.
Jeto I Lumtur