JiL.al - Jeto i Lumtur

Kur puna është gëzim, jeta është e mirë. Kur puna është detyrë, jeta është skllavëri.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

– Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.

– Pyes veten se si një njeri kaq i trashë arrin të konsiderohet kaq i dobishëm.


– Të jesh në gjendje të përballosh vetminë dhe për më tepër për ta shijuar atë, është një aftësi e madhe.


– Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson.


– Më mirë ta fshehësh injorancën se sa ta tregosh atë.


– Që të njohësh veten tënde është e vështirë, por është e lehtë për të këshilluar të tjerët.


– Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë.


– Barazia nuk shkakton rebelim


– Kujdesu për të ndëshkuar të metat tuaja, që të mos ndëshkohesh nga ato.


– Është e pamundur për një njeri të mësojë atë që ai mendon se tashmë di.


– Ligji është si një rrjetë merimange, që kap mizat e vogla, ndërsa të mëdhajat shqyejnë rrjetën dhe ikin.


– Kini kujdes se çfarë thonë armiqte tuaj. Ata janë të parët që nxjerrin në pah gabimet tuaja.


– Është e pamundur të konsiderohet i lirë ai që është skllav i pasioneve të tij dhe që dominohet nga këto


– Mos i para-thoni ato që doni të bëni, sepse nëse dështoni, ata do të tallen me ju.


– Demokracia më e mirë është ajo ku të ligëve nuk u lejohet të marrin pushtetin, dhe të mirëve nuk u lejohet të refuzojnë qeverisjen e vendit të tyre


– Është puna e njerëzve të zgjuar, të parashikojnë fatkeqësinë para se ajo të vijë. Është puna e të guximshmëve për tu përballuar me fatkeqësinë, kur ajo vjen.


– Unë dua një shtëpi ku nuk shoh asgjë të tepërt dhe ku gjej gjithçka që është e nevojshme.


– Shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë e një prekje, një buzëqeshje, një fjalë të bukur, kompliment, dikë që na dëgjon, por ato që mund të ndryshojnë jetën tonë.



– Filozofia ime më ka dhënë gatishmërinë për të përballuar çdo kthesë të fatit.


– Është më mirë të bësh arbitrin midis dy armiqve të tu sesa mes dy miqve. Sepse një nga armiqtë do të bëhet mik, ndërkohë që një nga shokët do të bëhet armik.


– Të tjerët jetojnë për të ngrënë, por unë ha për të jetuar.


– Nëse një gomar të shkelmon, nuk ka kuptim ta shkelmoni dhe ju.


– Mjerë për ata që nuk e dinë se nuk dinë ato që nuk dinë.


– Askush nuk e di atë që ti mendon, por shikojn atë që bëni.


– Mos lejoni që dikush të verbojë shkëlqimin tuaj.


“Jeta, qoftë e lumtur apo e pakënaqur, me fat apo pa fat, është e vetmja e mirë që ka njeriu dhe ai që nuk e do jetën nuk është i denjë për të jetuar”.

Giacomo Kazanova

Ka njerëz që vijnë në jetën tuaj, jo sepse të duan … Por për t’ju bërë të ndiheni i vlefshëm për t’u dashur …… !!!


Më e vështira në jetë është të zbulosh se cilat ura duhet të kalosh dhe cilat duhet të djegësh “… por është po aq e rëndësishme kur t’i djegësh urat, të mos tundohesh për të luajtur me hirin … !!!


Ju nuk duhet të jeni Dalai Lama për t’u treguar njerëzve se jeta ka të bëjë me ndryshimin.


Mirësia në marrëdhëniet e njerëzve është bukuria kryesore e jetës.

Scroll to Top