Do të qëndrojë edhe në Mesdhe, “përbindëshi” 13 miliardë dollarësh nis misionin e parë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e përparuar amerikane, u largua të martën nga porti i Norfolk, për të nisur misionin e saj të parë ushtarak, duke iu bashkuar aleatëve.

Sipas marinës amerikane, anija USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja e parë që krijohet pas më shumë se 40 vitesh dhe ka kushtuar 13 miliardë dollarë.

Ndërtimi i saj nisi zyrtarisht në nëntor 2009 dhe u miratua për shërbim në vitin 2017 nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump. Përveç saj, marina ka nisur ndërtimin edhe të dyja aeroplanmbajtëseve të tjera, që do të quhen USS Kennedy dhe USS Enterprise.

Sipas marinës amerikane, anija është e pajisur me teknologjinë më të fundit, përfshi edhe përdorimin e sistemeve elektromagnetike, të quajtur EMALS, ku përdoret energjia elektrike për nisjen e avionëve nga pista e anijes. Kjo mundëson shkurtimin e kohës mes nisjes së disa avionëve njëri pas tjetrit.

Anija është gjithashtu e pajisur me një radar me dy breza të ndryshëm frekuencash, duke u bërë e vetmja që përdor këtë lloj radari.

USS Gerald Ford grupi i anijeve më të vogla që e shoqërojnë, do të kryejë operacione me vendet partnere dhe sipas marinës, do të vendoset kryesisht në Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe. Kohëzgjatja e secilit mision do të jetë më pak se standardi për aeroplanmbajtëset, që është gjashtë muaj.

Marina amerikane tha në një deklaratë se në operacionin e saj të parë do të përfshihen rreth 9000 personel ushtarak nga 9 shtete, 20 anije dhe 60 avionë. Shtetet pjesëmarrëse në këtë stërvitje ushtarake janë Shtetet e Bashkuara,

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *