Më prit të vi’…. Bledi Ylli
Lamtumirë anije e vjetër
Shko me dallgët edhe ti
Nëse kthehesh vitin tjetë
Mos ik prap, më prit të vi’!
Do t’vadis shpresën e vyshkur
Me lëngun e shpirtit,që rrjedh pik-pik
Vetëm ti anije e ndryshkur
Nëse vjen, më prit, mos ik!
Sa do të doja të t’arrija
Në bord të dilja me sytë nga qielli
Një gur nga pas me forcë të hidhja
Të zhdukesha natën ashtu si dielli!
Dhe ëndrrat mbledhur në një valixhe
Që do të hapja diku më tej
Do t’i lëshoja nëpër brigje
Gjith’kush si unë të mund t’i gjej.!
Më pas do të isha unë i lirë
Në det të hapur me ty, anije
Tani të shohë, me një dëshirë
Ah ta dije, sikur ta dije!
Ndoshta këtu nuk do t’më lije!
Bledi Ylli
Jeto I Lumtur